Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur të turpshëm bllokimin nga Qeveria të ligjit anti-COVID.

Ajo ka thënë se kjo nismë ligjore e Kuvendit do ta mundësonte zbatimin adekuat dhe të ligjshëm të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

“8 veta vdiqën vetëm dje nga COVID-19. Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës dhe shumica e partive të koalicionit janë duke e bllokuar miratimin e ligjit anti-COVID, i cili do të mundësonte zbatimin adekuat dhe të ligjshëm të masave. E turpshme!”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Qeveria të enjten e ka cilësuar të panevojshëm hartimin e ligjit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, inicimin e së cilit e kanë nisur disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, në krye me Osmanin.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, në paraqitjen e opinionit të ekzekutivit, ka thënë se menaxhimi i pandemisë është mjaftueshëm i rregulluar me legjislacionin në fuqi dhe dispozitat e veçanta të Kushtetutës.

Hartimi i një ligji të veçantë, përmes së cilit do të rregulloheshin disa prej çështjeve që lidhen me menaxhimin e pandemisë, ka qenë kërkesë e Gjykatës Kushtetuese, e cila muaj më parë kishte vlerësuar si antikushtetuese disa prej vendimeve të marra nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Lexo po ashtu:  Nga një muaj arrest shtëpiak për dy edukatoret e “Cambridge Kids”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *