Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur emisarit special të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ndër të tjera tha se Osmani s’ka ngritur asnjë shqetësim apo dhënë asnjë ide të vetme, por vetëm është ankuar.

Osmani në Twitter ka thënë se, njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë.

Më tej ka thënë se Për ta quajtur shtetin që është një projekt i përbashkët mes popullit të Kosovës dhe ShBA-së, një ‘simbolikë’ i zvogëlon investimet dypartiake të ShBA-së për një dekade në Kosovë.

“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë. Është njohje e një realiteti të cilin ShBA-ja ishte e para që e ka bërë. Për ta quajtur shtetin që është një projekt i përbashkët mes popullit të Kosovës dhe ShBA-së, një ‘simbolizëm’ i zvogëlon investimet dypartiake të ShBA-së për një dekade në Kosovë. Dhe jo ne nuk kemi luftuar me Serbinë për “fjalë, mbiemra dhe simbolika” por kemi luftuar për liri, ne kemi luftuar kundër gjenocidit. Delegacioni i Kosovës nuk ishte transparent. Ata thanë që do të sjellin njohjen reciproke me Serbinë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për çfarë janë zotuar publikisht”, ka shkruar Osmani.

Lexo po ashtu:  Kurti intervistë për Politico: Ne duam t’i bashkohemi NATO-s. Kemi rritur shpenzimet e mbrojtjes, si përgjigje ndaj agresionit të shtuar serb” 

Kryeparlamentarja ka shtuar se pajtohet se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, por këtë thotë se nuk mund ta bëjnë as politikanë të korruptuar dhe gënjeshtarë në Kosovë të cilët kanë udhëhequr vendin dhe kanë shkatërruar ekonominë tonë për 20 vjetët e kaluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *