Pa aeroplanë, pa tanksa, pa ushtarë e pa sistem të avancuar ushtarak e pa strategji ushtarake mbrojtëse, Shqipëria sot kujton 108 vjetorin e Forcave të Armatosura. Megjithatë, Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka lavdërohet per të arriturat ushtarake, shkruan MekuliPress.com

Forcat e Armatosura sot vlerësohen nga qytetarët shqiptarë si institucioni më i besueshëm. Në 108 vjetorin e themelimit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shpreh krenarinë për ndryshimet dhe arritjet e kësaj force.

“Në 108 vjet Forcat e Armatosura kanë pasur një histori plot drama e suksese, dhimbje e gëzim, ulje e ngritje. Një histori që ndërthuret e bëhet njësh me historinë e Shqipërisë e shqiptarëve. Sot unë ndihem krenare që Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptarët si institucioni më i besueshëm e i respektuar, ashtu si ndihem krenare kur partnerët e aleatët tanë vlerësojnë performancën e djemve e vajzave tona me uniformë dhe përparimin e madh që FA kanë bërë”, shkruan Ministrja Xhaçka, në një status në rrjetet sociale.

Ajo shton se, “ka ende shumë punë për të bërë, por është fakt që FA sot është një forcë më moderne, më profesionale, me ushtarakë që arsimohen e stërviten njësoj si kolegët e tyre të NATO, ndërkohë që trajtohen sot financiarisht e janë sot të pajisur shumë herë më mirë”. Ministrja e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për këdo që ka kontribuuar për FA. ” Mirënjohje e krenari për ata djem e vajza që me punën e tyre po e shndërrojnë FA realisht në një forcë të standardeve të NATO”, shprehet Xhaçka.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtrimi i Forcës së Ushtrisë së Kosovës “Defender European 21” e dëshmon qartë synimin e ushtrisë për një një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë. “Veçantia e këtij ushtrimi lidhet me faktin se SHBA-të i dhanë besimin vendit tonë dhe FSK-së për herë të parë, të mirëpres një pjesë të këtij ushtrimi në territorin tonë. Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ushtrim dëshmon qartë synimin e ushtrisë për një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë”. “Profesionalizmi i juaj në këtë operacion vërteton se FSK-ja është e vullnetshme, e gatshme e aftë për të ndihmuar dhe kontribuar për sigurinë kontinentale dhe globale. Ju ushtarakë gjatë këtij ushtrimi keni shtyrë kufijtë e juaj më të skajshëm, ju ua dëshmoni qytetarëve se forca jonë është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin e vendit tonë dhe çdo ditë me shumë është duke arritur standardet që duhet për t’u bërë pjesë e strukturave euro-atlantike”, ka thënë Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *