Kryeministri Edi Rama ka dalë sot për të mbrojtur publiisht punën që po bëhet në spitalet e vendit kundër pandemisë. Siç e do zanati, zoti Rama ka replikuar me opozitën, meqenëse me dikë duhet të zhvillojë polemikën e vet, të cilën kësaj radhe e ndërtoi me shifra referuese nga vendet e tjera ku meqë aty vetëvriten, edhe këtu Duhet të vetëvriten. Me këtë logjikë neve na duhet ta mirëkuptojmë vetëvrasjen dhe jo të kërkojmë të dimë më shumë. Më interesanti nga paragrafët e publikuar se janë thënë nga z. Rama është ky më poshtë: “Si mundet të ngrihet këtu teza që njerëzit vetëvriten për shkak të kushteve në spitale? Shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët botërisht. Një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njeriut është edhe nxitja për të vrarë veten, e cila është e materializuar”.

Zoti Rama ka për detyrë të gjejë një studim të vetëm që e provon këtë që thotë ai. Pra një studim serioz që provon lidhjen mes depërtimit të virusit në trup dhe kalimit në vetëvrasje. Janë raportuar shumë probleme, më shumë se 100, deri te sëmundje nervore dhe sëmundje mendore, por jo një lidhje direkte mes Virusit dhe prirjes apo vendimit për Vetëvrasje.

Lexo po ashtu:  John F. Kennedy: 5 teoritë e vrasjes së Presidentit

Përkundrazi, ka shumë studime që ilustrojnë, apo përpiqen të vënë një lidhjes mes PANDEMISË si gjendje e përgjithshme sociale dhe ekonomike dhe vetëvrasjes. Por kjo do të duhet të na jepte një pasqyrë tjetër: pra tentative vetëvrasjesh të shtuara në shoqëri, apo mes atyre që trajtohen nga mjekët e familjes në shtëpi dhe më pak në spitale. E vërteta faktike është se ne kemi vetëvrasjet në spitale. Për këtë nuk akuzon kush z. Rama, përveç të çakërdisurve me të cilët ai e gjen gjuhën shpejt, por ama që diçka të bën të dyshosh këtë nuk na e heq dot të drejtën si njerëz që jemi. Pa harruar këtu faktin se një pjesë e madhe e njerëzve bëjnë çmos të shmangin spitalin pikërisht për legjendimin e kushteve dhe trajtimit në to. Për këtë ka përgjegjësi kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë, por edhe detyrimin që të sqarojnë publikun. Jo me video Ekskluzive që bëjnë qesharakë këta gjoja të zgjedhur, sepse një kryeministër nuk ka pse t’i gëzohet termit ekskluziv, pasi mund të autorizojë publikimin e pamjeve konform ligjeve kur të dojë. Por ndoshta z. Rama e sheh veten si gazetar i angazhuar në politikë.

Lexo po ashtu:  “Më trego nga çka frikësohesh, të tregoj çfarë personi je”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *