Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani pas deklaratës së saj për marrëveshjen me Serbinë, duke i ka sugjeruar asaj që t’i lërë inatet politike.

Në Facebook, kreu i AKR Pacolli thekson se nga qëndrimet e Osmanit, duket se kjo e fundit nuk e do marrëveshjen.

“Këtë herë po i drejtohem Kryetares së Kuvendit, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare, sa herë që jeni deklaruar (shpesh ka ndodhur) në një veprim të Kryeministrit Hoti (i cili në të vërtetë konsiderohej si një hap drejt një marrëveshje me Serbinë), ju keni thënë; “Marrëveshja duhet të kalojë në kuvend”.

Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kalojë në kuvend. Po tingëllon kështu, Kryetare. Po tingëllon kështu… por edhe si duket, Ju po betoheni që kjo marrëveshje nuk do të kaloj në Kuvend.

Kryetare, mendoni pozitivisht!! Leni anash inatet politike! Kosova nuk mundet më kështu! Kosovës i nevojitet marrëveshja!! Pozicioni juaj (në përgjithësi) është i ndryshëm nga ai i popullatës së Kosovës e cila sot vuan nga varfëria, papunësia, privimi i lëvizjes së lirë, getoizimi i vendit, etj që varen ekskluzivisht nga paqësimi në rajon”, ka shkruar Pacolli.

Lexo po ashtu:  REAGON SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË: Rasti Ahmetxhekaj e Halili po hetohet nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë Speciale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *