Tashmë nuk përbën më lajm në vetvete. Google shkel privatësinë e përdoruesve. Ka shumë mënyra për këtë gjë, por së fundmi në SHBA kompania është paditur për shkelje të privatësisë edhe kur përdoruesi futet në internet me brouzerin në private mode. Sipas përdoruesve historiku i kërkimeve të tyre në profilin private mode nuk gjurmohet, por Google bën të këndërtën, sipas kompanisë gjurmimi i historikut edhe në këtë opsion kërkimi nuk është joligjor.

Padia është në formën e një class action – padi kolektive – dhe përfaqësohet nga firma avokatore “Boies Schiller Flexner” që ka depozituar ankesën në gjykatën federale të San Jose në Kaliforni. Një arsyetim ilustrues që jepet këtu është fakti se p.sh në versionin Google Incognito të jepet e drejta të kërkosh në internet dhe itinerary yt nuk ruhet, mirëpo është fakt se faqet që viziton përmes këtij opsioni mund të përdorin Google Analytics për të gjurmuar përdoruesit.

Sipas paditësve ky konsiderohet një akt fshehtë i mbledhjes së të dhënave dhe këtë e mundëson Google. Vetë Google është mbrojtur duke thënë se përdoruesit njoftohen për një gjë të tillë, ndërkohë që sipas saj, faqet e vizituara me njohjen e historikut të kërkimit “vlerësojnë më mirë performancën e përmbajtjes, produkteve dhe marketingut” të realizuar prej tyre.

Lexo po ashtu:  “Përrallëtarët e gjuhës shqipe”, libri i Ardian Vehbiut në mbrojtje të albanologjisë

Firma avokatore kërkon në emër të padisë kolektive 5 miliardë dollar dëm, ndërkohë që u sugjeron përdoruesve që të instalojnë në browser e tyre opsionin shtesë “Google Analytics opt-out”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *