Është mbushur një vit që kur PSD-së i janë shtuar një numër i madh anëtarësh, kryesisht ata që kanë dal nga Lëvizja Vetëvendosje. U tha se tanimë Kosova do të ketë një parti të mirëfilltë socialdemokrate. Mirëpo, pritjet duket se nuk janë realizuar. Mos mbështetja në popull duket se ka mërzitur anëtarët e mëhershëm të kësaj partie.

Ish-sekretari i Partisë Socialdemokrate, Agim Smaka thotë për KosovaPress se pas aderimit të ish-anëtarëve të Vetëvendosjes, kanë pritur që do të kenë më shumë përkrahje të qytetarëve, se sa kanë momentalisht.

Duke folur për riorganizimin e partisë, hapjen e degëve të reja të PSD-së në qytete të ndryshme, Smaka nuk po i konsideron si të tilla.

Sipas tij, po riaktivizohen ato të mëhershmet.

Duke përmendur ndikimin e tyre në parti, ai shprehet se pavarësisht gjithave, në marrëveshjen e bërë, ata janë marr vesh që të ketë përqindje të caktuar, në mënyrë që të jenë të barabartë në parti.

Smaka: Kemi pritur prej të rinjve që ata me pas anëtarësinë më të madhe

Lexo po ashtu:  ASHAK e sheh shqetësuese gjendjen poltike në vend në kohë virusi. Por ASHAK nuk e shikoj shqetësuese e as reagoi për puçin ndaj Qeverisë në kohë virusi!

“Ne jemi të përfaqësuar dhe në këshillin drejtues dhe në kryesi. Jemi marr vesh, në marrëveshjen kur jemi  bërë bashkë në përqindje të caktuar, jemi marrë vesh ashtu që kemi menduar që është e barabartë forca…forca jonë e anëtarësisë sonë është gjithkund në Kosovë, kështu që ne jemi aktiv. Çdo degë që është riaktivizuar të cilat i kemi pas përpara janë gjithkund prezent anëtarët e vjetër të Partisë Socialdemokrate…nuk ka ende kryetar të degëve, vetëm ka koordinator të degëve  apo përgjegjësit e  degës kështu që tash në këtë momente  është duku u punuar në zgjerimin e anëtarësisë. Mirëpo çdo dege e partisë socialdemokrate ka anëtarë të vjetër të cilët janë shumë me vullnet duke punuar… na kemi pritur prej të rinjve për këtë dhe jemi bashkuar me pas ata anëtarësinë më të madhe”, thotë ish sekretari i PSD-së Smaka.

Por, ndryshe shprehet, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, i cili është kundërshtues ndaj këtyre pretendimeve.

Ai thotë se nuk ka asnjë lloj ndarje mes gardës së vjetër dhe asaj që janë inkuadruar tanimë.

Lexo po ashtu:  Lista e miliarderëve, Forbes zbulon njerëzit më të pasur të botës

Ahmeti: Nuk ka ndarje të tilla mes gardës së vjetër dhe të re

“Partia Socialdemokrate nuk është krijuar me hyrjen tonë në PSD, ajo ekziston tash e 29 vite dhe tash në ato 29 vite ka pasur anëtarë të ndryshëm, aktivitet të ndryshëm, kryetar të ndryshëm të gjithë ata kanë qenë pjesë e familjes së PSD-së, ashtu siç jemi ne. Nuk ka ndarje të tilla mes gardës së vjetër dhe të re”, ka thotë Ahmeti.

Për dallim nga kryetari Ahmeti, pakënaqësi brenda PSD-së po sheh dhe analisti politik, Rasim Aliaj.

Ai thotë se idea e marrjes së një pjese të elektoratit të Vetëvendosjes, nuk po i jep rezultatet e pritura dhe për këtë, sipas tij, kanë lindur dallime brenda partisë.

“PSD-ja të paktën në asnjë sondazh nuk e kalojnë pragun si subjekt politik, e duke qenë situata e tillë, të gjithë garda e PSD-së e din që e ardhmja e tyre politike, mund të jetë kthimi në normalitetin e tyre, pra dikush në Deçan, dikush në shoqëri civile e dikush diku  tjetër që të mos dëgjohet asnjëherë më”, deklaron ai.

Lexo po ashtu:  Ekonomia e botës vlen 100 trilionë dollarë

PSD-ja momentalisht ka dymbëdhjetë deputet në Kuvendin e Kosovës.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *