Nuk jam këtu për të negociuar për një platformë me palët. Është përgjegjësi e opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje, të ketë kandidatët e saj për zgjedhjet lokale. Të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Shqipëria ka një qeveri legjitime, për të cilën jam i sigurt se do të çojë përpara reformat. Nga ana tjetër, Shqipëria duhet të punojë ende për të luftuar korrupsionin.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kështu thuhet se është shprehur në një takim me gazetarë, zhvilluar në ambasadën amerikane në Tiranë. Zv.ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Matheë Palmer. Takimi, sipas informacioneve, ka mbledhur jo të gjithë gazetarët, por ata gazetarë që kanë bashkëpunim me ambasadën dhe me projektet e saj.

Vetë ambasada nuk ka pëcjellë një njoftim zyrtar, kështu që takimi dhe deklarimet e Palmer me “shokët e ambasadës” mbeten në terren spekullimesh. Është e paqartë se kush ka përhapur lajmin për deklarimet e Palmer në takimin me gazetarët e preferuar të ambasadës. Sikundër është e paqartë se cili ka qenë qëllimi i vizitës së tij në Tiranë.

Lexo po ashtu:  Bllokohen mërgimtarët, Qeveria e Kosovës: "Udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë." E pamundur, testi nuk bëhet nëse nuk ke simptome të COVID-19!

Nga ana tjetër ka një kontradiktë në qëndrimet e zotërisë që nga njëra anë deklaron se nuk është për krizën politike, kurse nga ana tjetër e komenton atë dhe sugjeron palëve se çfarë duhet të bëjnë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *