“Mendimet e mia shkojnë në Stamboll, janë për Shën Sofinë. Më vjen shumë, shumë keq për të”; me këto fjalë, të pasuara nga një heshtje e gjatë dhe e pazakontë e tij gjatë meshës në sheshin Shën Pjetër, Papa Françesku përcolli dhimbjen prej vendimit të qeverisë turke që parashikon kthimin e ish bazilikës së krishterë bizantine në xhami.

Fjala e kreut të Kishës Katolike përbëjnë të parën herë që Vatikani merr një pozicion zyrtar në lidhje me këtë çështje që prej njoftimit se Shën Sofia do të kthehet në kult të besimit mysliman. Për patriarkun Bartholomeo të Konstantinopojës, lideri i të gjitha kishave ortodokse, një lëvizje e tillë do të hedhë miliona të krishterë anembanë botes kundër myslimanizmit.

“Për nga shenjtëria e saj, Shën Sofia është qendra ku përqafohen Lindje dhe Perëndimi. Kthimi i saj në kult islamik do të sjellë një krisje mes këtyre dy botëve”, u shpreh ai.

Edhe Kisha ortodokse ruse, përmes Patriarkut Kiril, lëshoi një apel të fortë kundër shndërrimit të Hagia Sofisë, një lajm që siç tha” e priti me dhimbje të madhe”. Metropoliti Hilarion, kreu i Departamentit për çështjet me jashtë pranë Patriarkanës së Moskës, e përkufizoi vendimin si një “ goditje të rëndë për ortodoksinë botërore”, ndërsa tha me tej se kjo ngjarje mund të ketë pasoja për mbarë civilizimin.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *