Shkrimtari Gjon Keka ka publikuar një letër të Papa Piut II dërguar Gjergj Kastriotit, në vitin 1459. Nga këto letërkëmbime shihet se sa aktive dhe funksionale ka qenë diplomacia e shtetit të Arbrit, respektivisht në punët e jashtme dhe ato ndërkombëtare, shkruan Keka. Vlerë tjetër, sipas tij, është se po ky shtet kishte marrëdhënie miqësore me shtetet të rëndësishme të kohës.

Në këtë letër, Papa Piu II – pas përshëndetjes që i bën – tregon se letrën e ka pranuar nëpërmjet dërguesit të tij, të quajtur Martin Muzaku. “Aty Papa tregon arsyet pse i ka shkruar letrën, në lidhje me mbështetjen dhe ndihmën që ai kërkon nga shteti i Arbrit respektivisht Gjergj Kastrioti për mbretin e Napolit me disa trupa ushtarak”. Papa Piu II në letër tregon se e kupton rëndësinë e vendit të tij, fuqinë e tij dhe autoritetin dhe se Skënderbeun nuk mund ta zëvendësojë askush për nga talenti dhe strategjia. Po ashtu ai kërkon që të mos lidhte marrëveshje paqeje me turqit, sepse ky do të ishte “një deformim si i pozitës tuaj prej trimi, ashtu edhe përpara Zotit”. Po ashtu ai shkruan se për të mos rrezikuar vendin, do të dërgojnë trupa për të përballuar sulmet barbare të Sulltanit dhe perandorisë së tij. Keka tregon se letra është e datës 29 qershor, viti 1459. Këtë letër Keka thotë se e ka gjetur gjatë hulumtimeve që po bën aktualisht mbi këto periudha historike.

Lexo po ashtu:  Ky ishte themeluesi i "Radio Londrës" në shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *