Bergamo është në gjunj për shkak të pandemisë së koronavirus e qyteti lombard ka kaluar në pak ditë, nga ekzaltimi kolektiv për arritjen historike europiane të Atalantës në qendrën më të goditur në botë nga epidemia e Covid-19. Mes shkaqeve të mundshme të situatës edhe sfida e Champions League mes Atalanta e Valencia: “Të luaje këto ndeshje ishte e tmerrshme – rrëfeu Papu Gomez në një intervistë për Olé -. Në atë kohë nuk kishte akoma shumë raste e askush nuk e kishte idenë se cfarë mund të bënte ky virus, nuk njihnim shkallën dhe infektueshmërinë”.

“Mendoj se në fillim pati shumë disinformim e të gjithë e morën lehtë situatën. Mendonim se ishte një tjetër grip, një virus si të tjerët, kështu po vazhdonim të bënim jetën normalisht. Vetëm me zonat e kuqe e me krizën e spitaleve të tejmbushura nisëm të kuptojmë, por deri 20 ose 25 ditë më parë nuk dinim asgjë. Pastaj nisën vdekjet e aty filluam të kishim frikë” vazhdoi Gomez, duke rrëfyer gjithë shqetësimin e tij për situatën.

Lexo po ashtu:  Lautaro te Barcelona? Marotta jep lajmin për tifozët e Interit

Sfida e San Siro kundër Valencias sipas argjentinasit mund të ketë përshpejtuar gjithcka: “Situata dramatike e Bergamos mendoj se lidhet edhe me ndeshjen e vajtjes kundër Valencias. Në San Siro ishin 45 mijë bergamaskë nga 120 mijë banorë. Gruaja ime vonoi tre orë për të arritur në Milano kur zakonisht duhen 40 minuta. Kur shkuam në Valencia ishin të gjithë të rehatuar, nuk kishte kontrolle. Tani është vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të rasteve. Një nga të infektuarit tek Valencia luajti titullar kundër nesh. Po presim për të parë nëse ndonjë nga ne do të ketë simptoma. Fatmirësisht për momentin nuk është askush, por të luaje këto ndeshje ishte e tmerrshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *