León Tolstoi lindi në 9 shtator 1828 dhe vdiq në 20 nëntor të viti 1910. Eshtë shkrimtari rus i romaneve klasike dhe të përkthyera në qindra gjuhë si “Lufta dhe Paqja” “Ana Karenina”, shkruan MekuliPress.

Le ta kujtojmë sot me disa nga shprehjet e tij:

“Sekreti i lumturisë është të mos bësh gjithmonë atë që do, por që ta duash atë që bën”

“Të gjitha veprat për të qenë të mira, duhet të dalin nga shpirti i autorit”

“Në kujtesë një ditë e zënë është e barabartë me tri ditë kohe të lirë”

“Të shkruash përgjatë jetës një libër të mirë është më se e mjaftueshme, po kaq edhe të lexosh një të tillë”

“Duhet të mësohem që askush, nuk do të më kuptojë kurrë. Ky duhet të jetë fati i përbashkët i njerëzve të vështirë”

Është e trishtë të thuhet se nuk kam qenë i aftë të duroj lumturinë, ashtu sikur nuk kam qenë i aftë të duroj edhe fatkeqësinë.

“Kush ka para, i ka në çantë ata që nuk kanë”

Lexo po ashtu:  Toyota parakalohet nga gjiganti i elektrifikimit si prodhuesi më me vlerë në botë i makinave

“Paraja është një formë skllavërie që dallohet vetëm nga fakti se është jo personale; nuk ekziston një marrëdhënie njerëzore mes padronit dhe skllavit”

“Para se t’i japësh një vendi priftërinj, ushtarë dhe mësues, do të ishte më mirë të dihej nëse po vdisnin urie”

“Në sytë e pafundësisë e gjithë krenaria nuk është më shumë se pluhur dhe hi”

“Historia i ngjan një shurdhi i cili u përgjigjet pyetjeve, që askush nuk i bën”

“Sipas mendimit tim, ajo që quhet bukuri vjen vetëm nga buzëqeshja”./MekuliPress/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *