Presidenti egjiptian, Abdel Fattah El Sisi ka organizuar një ngjarje unike për nga shoë që jep duke zhvendosur me një paradë madhështore, 22 mumje faraonike nga Muzeu i Kajros në sheshin “Tahrir” në një Muze të Qytetërimit Egjiptian në Fustat, pranë Kajors dhe ish-kryeqyteti i parë i Egjiptit. Nën masa të forta sigure, me dekor të posaçëm dhe nën shoqërinë e gardës, sarkofagët kanë shëtitur nëpër rrugët e Kajros duke prezantuar një anë romantike të Egjiptit, të cilën Sisi po do ta shndërrojë në celebrim madhështie.

U bëj thirrje të gjithë egjiptianëve dhe mbarë botës të ndjekë këtë ngjarje unike, frymëzuar nga shpirti i paraardhësve të mëdhenj, që ruajtën kombin dhe krijuan një qytetërim për të cilin të gjithë njerëzit janë krenarë. Le të vazhdojmë në rrugën që kemi nisur…të ndërtimi dhe njerëzimit, shkruajti në tuiter, El Sisi.

Muzeu në fjalë në të vërtetë ka shumë vite që është ideuar dhe në vitin 2011, kur Egjipti u përfshi nga kriza politike, kishte nisur të ndërtohej.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi dhe revolucioni i të punuarit nga shtëpia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *