Ditëve të fundit qytetarët ia kanë mësyrë dyqaneve për të blerë produkte ushqimore, pas shpalljes së pandemisë me koronavirus në nivel global, pavarësisht se në Kosovë nuk ka asnjë rast. Kjo ka bërë që disa biznese t’i ngritin çmimet e produkteve.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetimet për të gjithë bizneset dhe kompanitë farmaceutike për ngritjet e çmimeve, pas situatës së krijuar me koronavirus.

Kryetari i këtij institucioni Valon Prestreshi, tha Autoriteti si institucion i pavarur në kryerjen e detyrave të veta angazhohet që të parandalojmë çfarëdo lloj shkelje të mundshme të konkurrencës në gjithë territorin e Kosovës.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, ne kemi hapur shqyrtimin e ankesave”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Ne do të shikojmë pse ndërmarrja që e shet me shumicë ose me pakicë këtë produkt e ka ngritur këtë çmim. A ka marrëveshje me furnizuesin, apo i ka thënë furnizuese të bëjmë një marrëveshje që të ngritëm çmimin në këtë vlerë dhe të shfrytëzojmë këtë. Nëse dalin hetimet dhe rezultojnë kështu, kjo është e ndaluar”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Kryetarja e Komisionit Evropian: Kurrë, kurrë, kurrë, s’do ta lejojmë Putinin që ta shkatërrojë Ukrainën

Sipas tij gjatë kësaj fazë autoriteti do të grumbulloj të dhënat e detajuara nga operatorët e tregut dhe institucionet kompetente siç janë doganat, ATK dhe të tjerat para se të merret një vendim për fillimin e procedurës hetimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *