Pandemia e coronavirusit është duke u përshpejtuar, me mbi 150 mijë raste të regjistruara gjatë ditës së djeshme në nivel global, që konsiderohet si shifra më e lartë brenda një dite, ka bërë të ditur kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton Reuters.

Pothuajse gjysma e rasteve të raportuara kanë ndodhur në kontinentin e Amerikës, ka thënë ndër tjera gjatë një konference për media Ghebreyesus.

“Bota është në fazën e re të rrezikut… virusi po vazhdon të përhapet shpejtë, është ende vdekjeprurës, kurse shumica e njerëzve janë ende të ndjeshëm ndaj kësaj”, ka shtuar i pari i OBSH-së.

Kujtojmë që coronavirusi u regjistrua për herë të parë në një treg të kafshëve në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, dhe prej atëherë me shpejtësi të madhe është përhapur pothuajse në tërë botën.

Lexo po ashtu:  Serbia nuk do luftë, thjesht nuk ka partnerë komodë në Prishtinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *