ore, përfshirë stimuluesit kardiakë.

Në një njoftim të publikuar nga kompania, bëhet e ditur se iPhonet përmbajnë magnete dhe radio që emetojnë fushën elektromagnetike, e të cilat “mund të pengojnë” pajisjet mjekësore, sikur stimuluesit e implantuar apo edhe aparateve tjera elektrike.

Njoftimi paralajmëron përdoruesit për magnetet e brendshme për të gjitha katër modelet e gjeneratës 12. Apple thekson se versionet e telefonit të ri përmbajnë më shumë magnete se modelet e shkuara, por se nuk kanë më shumë rrezik për ndërhyrje magnetike në krahasim me të tjerat.

Apple ka thënë se pajisjet mjekësore që përmbajnë senzorë mund të reagojnë ndaj magneteve apo valëve radiofonike nëse pajisja u afrohet. Kompania rekomandon mbajtjen e iPhoneve dhe mbushësve në “distancë të sigurt” nga pajisjet mjekësore – diku rreth 15 inç apo 40 centimetra.

Apple nuk ka pranuar të komentojë përse po nxjerr përditësimin e sigurisë tash, por një raport i mëhershëm i lëshuar nga “Heart Rhythm” shpjegonte se si magnetet në telefon mund të shkaktojnë telashe.

Lexo po ashtu:  Zbuloni sekretet që fsheh grupi i gjakut për personalitetin tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *