Paratë ju bëjnë të lumtur vetëm atëherë nëse keni më shumë se miqtë dhe fqinjët tuaj- thotë një studim i ri.

Kur bëhet fjalë për paratë, disa gjëra thuajse asnjëherë nuk ndryshojnë.

Në fakt, një studim i ri britanik tregon se paratë sjellin kënaqësi, vetëm nëse u vënë në pozitë superiore financiare në raport me miqtë dhe të afërmit tuaj.

Automjeti sportiv, shtëpia e madhe dhe puna që paguhet mirë, do t’u bëjnë të lumtur vetëm nëse njerëzit rreth jush kanë më pak se ju.

Të dhënat e studimit pohojnë se për shkak të situatës më të mirë materiale, gjithnjë e më shumë njerëz qëndrojnë më gjatë në punë dhe mundohen të fitojmë më shumë para.

Megjithatë, ekspertët thonë se sjellja e këtillë çon deri te pakënaqësia e vazhdueshme.

Fatkeqësisht, duke vrapuar pas parasë dhe standardit më të mirë jetësor, njerëzit kanë harruar raportet ndërnjerëzore dhe si pasojë e kësaj vjen deri te numri më i madh i lidhjeve jo të mira dhe ndarjes së çifteve.

Lexo po ashtu:  Gratë shqiptare janë nënat më të reja të Europës.

Ekspertët thonë se njerëzit do të jenë të lumtur vetëm atëherë kur jeta private dhe puna janë në baraspeshë./Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *