Parisi po merr në konsideratë të ndalojë 15 mijë skuterat elektrikë që jepen me qera në kryeqytet, për shkak të shqetësimeve për sigurinë publike në trotuaret e kryeqytetit francez. Por nga ana tjetër operatorët po propozojnë një sërë përmirësimesh me shpresën e rinovimit të lincesave të tyre.

Këshilli i qytetit të Parisit po merr në konsideratë mos rinovimin e licencave të tre operatorëve – të cilat skadojnë në shkurt 2023. Votimi është vetëm konsultativ dhe vendimi, i cili pritet në javët e ardhshme, i takon kryebashkiakes të Parisit, Anne Hidalgo.

Nënkryetari i bashkisë David Belliard, një politikan i partisë së gjelbër, përgjegjës për transportin në Paris, tha për “Le Parisien” se problemet e shkaktuara nga skuterët aktualisht janë më të mëdha se avantazhet për qytetin.

Në vitin 2021, 24 njerëz humbën jetën në aksidente të lidhura me skuter-at në Francë, duke përfshirë një në Paris. Këtë vit, Parisi regjistroi 337 aksidente me skuterat elektrikë dhe mjete të ngjashme, në tetë muajt e parë të vitit, nga 247 në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Lexo po ashtu:  Shpëtohet 9 vjeçari, realizohet ndërhyrja e rrallë në botë në Pediatrinë e Tiranës

Qytetet në mbarë botën po ashpërsojnë rregulloret për skuterët, duke kufizuar numrin e operatorëve, shpejtësinë e tyre dhe numrin e zonave ku ata mund të parkojnë.

Skuterët elektrikë që mund të merren me qira përmes aplikacioneve të smartfonëve kanë funksionuar në Paris që nga viti 2018, por pas ankesave për vendosjen e tyre anarkike, Parisi në vitin 2020 e uli numrin e operatorëve në tre. Ai u dha atyre një kontratë tre-vjeçare, ku kërkonte që shpejtësia e skuterëve të kufizohej në 20 km/orë dhe vendosi zona të caktuara parkimi për skuterët.

Operatorët kanë ofruar rregullore të mëtejshme, duke përfshirë kontrollet e identitetit për t’u siguruar që përdoruesit janë mbi 18 vjeç, rregullimin e targave në skuter në mënyrë që policia të mund të identifikojë shkelësit e trafikut dhe parandalimin e transportit të më shumë se një pasagjeri.

Tre firmat thonë se skuterët ofrojnë një alternativë të mirë përballë metrove të mbushura me njerëz dhe automjeteve ndotëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *