Evropa po e ndërron Internetin sërish

Ligjbërësit kanë aprovuar një rishikim të plotë të rregullave autoriale, duke i dhënë goditje të madhe kompanive të mëdha teknologjike të cilat kanë argumentuar se kjo do të jetë e kushtueshme dhe do të kufizojë lirinë e shprehjes.

Parlamenti Evropian votoi sot për të aprovuar ndryshimet e kontestuara me tërbim që i bëjnë platformat si YouTube përgjegjëse për shkeljet autoriale të bëra nga përdoruesit e tyre.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sajtet si Google News po ashtu tash e tutje duhet t’i paguajnë publikuesit të cilëve iu marrin fragmente të vogla të përmbajtjes së tyre.

Propozimi ishte kundërshtuar nga gjigantët teknologjikë, të cilët paralajmëruan se do t’iu vyente që të ndërtonin filtra të shtrenjtë të përmbajtjes dhe që të ndalnin lidhjen me publikimet. Aktivistët e internetit argumentuan se kjo çonte drejt censurës.

Në anën tjetër të kësaj beteje dy vjeçare ishin labelat e ndryshëm, artistët dhe kompanitë mediale. Ata thanë që këto reforma ishin të nevojshme për të përditësuar mbrojtjen e të drejtave të tyre autoriale në kohën e internetit dhe për të siguruar pagesë të drejtë për përmbajtjen.

Lexo po ashtu:  Çmimi i naftës arrin shifrën rekord në Kosovë

Kjo është përplasja e fundit mes këtyre gjigantëve dhe zyrtarëve evropianë, që kanë marrë një qëndrim shumë më të ashpër se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me çështjet e kompeticionit të drejtë dhe të mbrojtjes së të dhënave e taksave.

Kritikët kanë thënë se kjo masë është e ekzagjeruar e se madje do t’i vriste edhe memet e internetit, aq shumë popullore sot.

Google ka thënë se ligji çonte “në një paqartësi legale dhe do të dëmtonte ekonomitë kreative e digjitale evropiane.”
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *