Ditën e mërkurë, deputetët mbështetën planin për përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe për të zvogëluar sasinë e mbetjeve plastike.

Iniciativa përfshin propozime për të ulur kufijtë maksimalë të ndotësve të caktuar dhe për të rritur aksesin në ujë të pastër e të sigurtë në hapësirat publike në të gjithë BE-në.

Një nga qëllimet kryesore, është rritja e besimit të popujve në ujin e rubinetit, me qëllim zvogëlimin e përdorimit të shisheve plastike të ujit. Plastikat njëpërdorimshe, janë aktualisht forma më e zakonshme e mbeturinave detare të gjetura në plazhet europiane, sipas një raporti të kohëve të fundit.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Rezultatet e kulturës së sotme të plastikës njëpërdorimshe, mund të shihen në brigjet e detit dhe në kudo nëpër oqeane. Sendet plastike njëpërdorimshe, janë grupi më i madh i mbetjeve që gjenden në brigjet e detit: produkte të tilla si takëmet plastike, shishet e pijeve, bishtat e cigareve ose peceta pambuku, përbëjnë gati gjysmën e të gjithë mbeturinave të detit.

Mbeturinat plastike gjithnjë e më shumë po ndotin oqeanet dhe sipas një vlerësimi, deri në vitin 2050, oqeanet mund të përmbajnë më shumë plastikë sesa peshq nga pesha .

Lexo po ashtu:  Kompania Eli Lilly fillon studimin te njerëzit të tretmanit me antitrupa për Covid-19

Çfarë duhet bërë?

Mënyra më efektive për ta  zgjidhur problemin është parandalimi i mbetjeve plastike në oqean.

Rregullat e reja të BE-së, të miratuara nga eurodeputetët më 27 mars 2019,  i konsiderojnë të humbura  pajisjet e tyre të peshkimit  dhe 10 lloje produktesh plastike me përdorim më të shpeshtë, janë gjetur në brigjet evropiane. Së bashku këto dy grupe përbëjnë rreth 70% të mbeturinave detare. ”

Parlamenti Europian vlerëson se këto politika të reja do t’i kursejnë familjeve europiane mbi 600 milion euro në vit. /l.k/
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

http://www.europarl.europa.eu/news/en/headlines/society/20181005STO15110/plastic-in-the-ocean-the-facts-effects-and-new-eu-rules0SHARES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *