Partitë politike në Shqipëri 
Faik Konica
“Tani, nisën të duken partitë politike që ka në Shqipëri. Ka një parti xhonturke, anëtarë të të cilit janë gjithë shqiptarët me mend. Ka një parti greke, me anëtarë gjithë ortodoksët pa mend. Ka një parti gegësh, me anëtarë gjithë gegët e Kosovës. Qëllimi i kësaj partie është të godasin serbët ku t’i gjejnë dhe të mos paguajnë gjë te qeveria.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Ka një parti malësorësh, me anëtarë gjithë malësorët që s’interesohen për gjë tjetër veç kanunit të Lek Dukagjinit ; më së fundi, ka dhe një parti kombëtare shqiptare, qëllimi i së cilës është vetqeverimi i Shqipërisë. Kryetar i kësaj partie është Perëndia, anëtarë janë gurët dhe drurët e Shqipërisë dhe ka katër qendra veprimi: një në Pol të Veriut, një në Afrikë të Mesme, një në Alaskë, dhe një në Kinë”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Përfundon loja e pistë e Vuçiqit me serbët afër kufirit me Kosovën në Jarinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *