Kështu shprehen opinionistët tek sa thonë se partitë politike nuk janë të gatshme që Kosova të shkojë në zgjedhje

Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se zgjedhjet në Kosovë janë të nevojshme, mirëpo, ato nuk mund të ndodhin tani për tani, përcjell MekuliPress.

Sipas analistëve, zgjedhjet e përgjithshme, eventualisht do të mundë të mbaheshin në vjeshtën e këtij viti. Ata kritikojnë qeverinë aktuale për organizimin dhe sjelljen e saj karshi kërkesave të qytetarëve.

“Nëse gjërat shikohen objektivisht, qeveria është pa legjitimitet”, thotë profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki.

Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin të ketë 180 këshilltarë politikë , mbi 80 zëvendësministra dhe më shpenzime enorme të  buxhetit. Ndonëse Kraki vë theksin te organizimi i qeverisë, ai thotë se kjo nuk është as e moralshme, raporton RTK.

“Sot është komitet partiak-se di si mund të quhet ndryshe kjo qeveri. Po në fakt është totalisht institucion i padobishëm, që nuk i duhet askujt në Kosovë. Asnjë rast nuk e kemi dëshmuar se Qeveria është duke punuar në drejtim të  qytetarëve. Qeveria ia ka rritur rrogat vetit, ia ka rritur rrogat sektorit publik, krijon poste, shpikë poste, anash ministrave është duke shpikur koordinatorë, anash koordinatorëve –këshilltarë, anash këshilltarëve –asistentë. Këto janë marrëzira që nuk i njeh asnjë shkencë këtu në Evropë, nuk ka organizim të tillë në asnjë vend normal”, ka thënë Kraki.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Bordeaux pas Koscienly

Pavarësisht asaj se sa është i nevojshëm krijimi i një qeverie më të përgjegjshme, tash për tash nuk mund të shkohet në zgjedhje parlamentare.

Politologu Ramush Tahiri, si arsye të parë përmend deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, ata nuk duan të ndërpresin mandatin e tyre pa i bërë dy vite. S”apo ata do t’i bëjnë dy vite, do të marrin pagën edhe për një vit në bazë të ligjeve në fuqi”, thotë ai.

Një arsye tjetër, që Tahiri përmend, është faktori ndërkombëtar.

“Bashkësia ndërkombëtare apo miqtë ndërkombëtarë nuk po duan tash zgjedhje, sepse nuk po shohin alternativë nga zgjedhjet. E treta, dialogu është bllokuar me Serbinë dhe po synohet që më këtë garniturë të bëhet marrëveshja me Serbinë deri në fund të vitit. Mirëpo, nëse Serbia shkon në zgjedhje në qershor apo shtator, atëherë Kosova nuk ka me kënd të bisedojë në Bruksel dhe, edhe Kosova hyn në procesin e zgjedhjeve”, ka thënë Tahiri

Mbi të gjitha, Tahiri thotë se asnjë parti politike nuk ka gatishmëri që vendi të shkojë në zgjedhje, kurse partnerët e koalicionit qeverisës po duan që t’i kryejnë disa marrëveshje, siç është ajo për TC ‘Kosova C’.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Edhe një doktor shkence i bashkohet Vetëvendosjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *