Ibrahim Islami, një mërgimtar nga Dumnica e Podujevës, i cili jeton dhe vepron që rreth 30 vjet në Gjermani, ka marr një vendim tepër të rëndësishëm për familjen e tij.

Ibrahim Islami, i njohur si Bushi, ishte edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës disa vite më parë, dhe është një ndërmarrës i fuqishëm në qytetin ku jeton në Gjermani.

Bushi, ka njoftuar përmes Facebookut, që familjen e tij, pra fëmijët, po i kthen në Kosovë edhe pse kanë lindur e rritur në Gjermani.

Ai thotë se ky nuk ishte një vendim i lehtë, mirëpo tash e tutje fëmijët e tij do të jetojnë, shkollohen dhe edukohen në Kosovë.

“Kētë vendim e kam marrë për shumë arsye, e arsyeja kryesore është që fëmijët e mi të jetojnë në vendin e prindërve, gjyshërve, familjes dhe rrethit të tyre. Veç unë e di çka është të jetosh dhe të punosh larg familjes, shoqërisë dhe vendit ku ke lindur”, shkruan ai në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Bushi ka kërkuar edhe nga bashkëatdhetarët tjerë shqiptarë të cilët i kanë kushtet që të veprojnë njëjtë.

Lexo po ashtu:  Rasti i parë në Itali/ I dhuroi një mushkëri djalit dhe i shpëtoi jetën: historia e shqiptarit që i ka prekur të gjithë

“Nuk janë vendime të lehta, por që vendit ja kthen rininë e cila po ikin dhe vendi po tkurret. Çdo kthim i rinisë nga perëndimi është vlerë për shtetin e Kosovës, në të gjitha aspektet”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, pas qëndrimit në mërgim rreth 29 vite bashkë me familjen time nga viti 1991, kam vendosur që fëmijët e mi t’i kthej në atdheun tim pas afër 30 vjet pune. Fëmijët e mi janë lindur, rritur dhe po shkollohen në Gjermani.

Tash e tutje nga ky vit do të jetojnë, shkollohen dhe edukohen në Kosovë. Kētë vendim e kam marrë për shumë arsye, e arsyeja kryesore është që fëmijët e mi të jetojnë në vendin e prindërve, gjyshërve, familjes dhe rrethit të tyre. Veç unë e di çka është të jetosh dhe të punosh larg familjes, shoqërisë dhe vendit ku ke lindur.

Tē gjithë bashkatdhetarët të cilët i kanë mundësitë financiare, të mendojnë për kthimin e fëmijëve të tyre tek familja, lagjia, qyteti, dhe shoqëria nga vijmë.

Lexo po ashtu:  Përparësia ekonomike e të pasurit një grua

Nuk janë vendime të lehta, por që vendit ja kthen rininë e cila po ikin dhe vendi po tkurret. Çdo kthim i rinisë nga perëndimi është vlerë për shtetin e Kosovës, në të gjitha aspektet.

Kosova është vendi ku jemi lindur, vendi ku jemi rritur dhe vendi ku duhet kontribuar deri në vdekje.

I juaji Bushi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *