Mbërritja e smartfonëve, ishte një prej faktorëve kryesorë sipas firmës. Kompania ka shënuar vetëm humbje në tre vitet e fundit.

Olympus, një prej markave më të njohura të kamerave, do të shesë biznesin pas 84 vitesh. Firma tha se pavarësisht përpjekjeve të saj më të mira, tregu i kamerave dixhitale nuk ishte më fitimprurës.

Mbërritja e smartfonëve, ishte një prej faktorëve kryesorë sipas firmës. Kompania ka shënuar vetëm humbje në tre vitet e fundit.

Kompania Japoneze ndërtoi kamerën e saj të parë në 1936 pas disa vitesh prodhim mikroskopësh. Olympus vijoi të ndërtonte kamera për gjatë dekadave duke u bërë një prej liderëve të tregut.

1970 ishte pika e lartë e kompanisë ku kamerat reklamoheshin nga njerëz të famshëm. Në 2011 kompania u përball me një skandal madhor financiare ku përfshiheshin disa ekzekutivë të lartë.

Tashmë po përpiqet të shesë pjesë të biznesit në mënyrë që marka e saj si lentet Zuiko të përdoren nga produktet e një firma tjetër. Kompania nuk ndaloi së prodhuarit mikroskopët dhe e vuri teknologjinë e saj optike në shërbim të pajisjeve shkencore dhe mjekësore si endoskopët.

Lexo po ashtu:  Inteligjenca artificiale zbulon më shumë se 161,000 viruse të reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *