Dy bashkëpunëtorët e dikurshëm të Sllobodan Milloshevicit, Milovan Drecun dhe Marko Gjuric, kanë nisur t’i japin zjarr Gjykatës Speciale, e cila po merret me arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK’së.

Në fakt, këta dy zyrtarë serbë kanë zbuluar edhe faktin se pjesa më e madhe e dëshmive në Speciale janë përgatitur dhe paketuar në Serbi.

Në luftën e fundit, Serbia ka vrarë më shumë se 12 mijë civilë në mesin e të cilëve gra, pleq e fëmijë. Janë deportuar më shumë se një milion shqiptarë nga Kosova. Për gjithë këto krime s’ka pasur asnjëherë dënim të atyre që kanë kryer krimet dhe as ekzekutorëve.

Ndërkohë, një fushatë e madhe ka nisur në Serbi në përkrahje të Gjykatës Speciale. Madje, kanë nisur edhe të barazojnë krimet që Serbia ka kryer në Kosovë me krimet e pretenduara ndaj serbëve.

Marko Gjuric, një zyrtar serb i angazhuar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se Serbia i jep përkrahje të plotë Speciales për t’i ‘zbardhur krimet e kryera kundër serbëve”.

Lexo po ashtu:  9 vjet nga vdekja e Teki Dervishit, autori që sfidoi regjimin serb dhe themeloi Letërsinë e Burgut në Kosovë

“Për një gjë ne pajtohemi, heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është vërtet shurdhuese – 20 vjet pa drejtësi për mijëra serbë të vrarë dhe “të pastruar etnikisht” nga Kosova, qindra kisha të krishtera të djegura. Mbështetje e plotë për dhomat e posaçme të Hagës për krimet e luftës të UÇK-së”, ka shkruar Gjuriq.

Ditë më parë, ish-gazetari i regjimit të Milloshevicit, Milovan Drecun, tash Kryetar i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka treguar detaje se si ka marrë mirënjohje nga udhëheqësi i Speciales për punën që ka bërë Serbia në këtë proces.

“Unë që në fazën e parë nga zotëri Schëendiman kam marrë mirënjohje, madje me dorë e ka shkruar mirënjohjen e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, ka deklaruar Drecun.

Gjykata Speciale ende s’e ka mohuar deklaratën e Drecunit derisa ka pasur reagime nga Kosova lidhur me mirënjohjen për ish-gazetarin serb që ka intervistuar edhe pengje gjatë luftës në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Papa, arbëreshëve të Italisë: Ruajini traditat tuaja

Ndërkohë, Gjykata Speciale po përballet me një proces të rrjedhjes së dëshmive, të cilat kanë arritur në Kosovë. Nuk dihet nëse në këtë proces është përfshirë Serbia apo dikush brenda Gjykatës i ka nxjerr këto dokumente për të prishur procesin apo përshpejtuar atë.

Gjykata Speciale është krijuar më 2015 pas publikimit të Raportit të senatorit zviceran, Dick Martyt, i cili pretendonte se në kohën e luftës ishin kryer trafikime të organeve të njerëzve. Specialja nuk ka gjetur asnjë fakt për këtë pretendim ndërsa tash një pjesë e akuzave ndaj ish-udhëheqësve të UÇK’së janë të ndikuara nga dëshmitë e ndërtuara në Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *