Pas Europës edhe Australia ka vendosur sanksione ndaj lajmit të rremë dhe propagandës ruse.
Australia paska vendosur sanksione ndaj disa personave, të cilët besohet se po përhapin dezinformata dhe propagandë rreth pushtimit rus të Ukrainës, kështu raporton ‘The Sydney Morning Herald.’
Ministrja e Jashtme Australiane Marise Payne e quan propagandën një “taktikë tinëzare” me efekt të madh gjatë luftës.
“Pushtimi rus i Ukrainës është shoqëruar me një fushatë dezinformimi në shkallë të gjerë, si brenda Rusisë ashtu edhe ndërkombëtarisht”, tha Payne.
Sanksionet e reja prekin dhjetë persona që thuhet se kanë kontribuar në përhapjen e propagandës, precizon artikulli në fjalë.
Që nga viti 1999 përmes shkrimeve, kritikave e paralajmërimeve MekuliPress ka alarmuar se në mediat e Prishtinës dhe të Tiranës lajmi shqip është i shoqëruar me propagandë, manipulime, me lajme të rreme, të sajuara e të lancuara nga agjensitë ushtarake e informative ruse -serbe, e të përkthyera në gjuhën shqipe nga mediat shqipe.
Të dashur lexues,
As Tirana e as Prishtina nuk kanë organizata, komisione, apo asociacione të pavarura gazetareske që, profesionalisht, do të monitorizonin punën e gazetarisë/medias shqipe.
Është e vërtetë se në Kosovë e në Shqipëri kemi organizata të tilla, por brenda këtyre organizatave ka njerëz-udhëheqës që janë të kapur nga oligarkët dhe nga pushtetet e korruptuara. Shumica e këtyre organizatave, apo siq kan qefë ti quajnë, “Asociacione”, janë të finansura nga burime të panjohura ose bashkëpunojnë ngusht me grupe të ndryshme të interesit.
Aspak më mirë nuk është puna në mediat publike në TVSH e në RTK, të nderuar lexues.
Është koha, është momenti, e kërkon situata retorike dhe ajo politike, që të krijohet një organ i pavarur shtetëror (joqeveritar), ku në bord të këtyre organizmave të kishte përfaqësues profesional nga të gjitha fushat e nga të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, të cilët do të vlerësonin dhe sanksiononin ato media (portalet, televizionet, radiot) dhe ‘analistët’, gjithsesi, për shpërndarje të propagandës.
Propaganda e mediave të tilla po e dëmton rëndë përditshmërinë e qytetarëve, ekonominë dhe politikën humane. Po e dëmton rëndë ardhmërinë e shtetit politik Shqipëri e Kosovë; sepse duke prodhuar dhe shpërndarë propagandë e lajme të rreme, kjo media shqipe dhe ky ‘analist’, i cili është pronar i vet mediave, po kontribuon për gjeopolitikën dhe ekonominë e huaj, e cila në shumë raste është armike ndaj gjeo-politikës shqiptare.
Kjo propagandë, dhe luftë speciale e ‘lajmit të tyre’, po e vështirëson edhe jetën e qytetarëve dhe po e dëmton shëndetin psiqik dhe fizik të tyre.
E diçka duhet të ndërmirret në këtë fushë. “Edhe ne si Europa e si Australia”; Tekefundit a nuk është kjo retorika bajate 30 vjeçare e pushtetarëve të Tiranës e të Prishtinës.
Lexo po ashtu:  Shuplakë censurës së Edi Ramës, Kuvendi pezullon paketën antishpifje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *