Pas moshës 40 vjeçare, jeta ndryshon. Nuk ke më dëshirë të merresh me drama, me konflikte, me të dhënëshpjegime për gjërat që bën. Fillon të bësh njëfarë “përzgjedhjeje”. Zgjedh të rrethohesh nga më pak persona, zgjedh përgjithësisht në heshtje, ndonjëherë edhe me zë. Fillon t’i përkushtohesh më tepër personave që janë në paqe me veten. Nis t’i shohësh gjërat ashtu siç janë, pa ekzagjerime dhe pa ua shtuar vlerat që mund t’u mungojnë.

Pjesën më të mirë të vetes ia kushton personit që di të shkojë deri në thellësi të qenies tënde. Disa gjëra mëson t’i mbash sa më pranë vetes dhe disa të tjera mëson t’i lësh të shkojnë. Pra, fillon të bësh njëpërzgjedhje mes gjërave me vlerë dhe atyre pa vlerë. Në fund të fundit, çfarë nuk ka vlerë, nuk të shërben. Kjo përfshin shumë gjëra: fjalë, persona, objekte.

Fillon të mbash pranë vetes vetëm çfarë të bën një person më të mirë. Për të tjerët, mëso të praktikosh artin e indiferencës. Kjo formë e artit nuk ka asnjëherë fund dhe nuk të bën kurrsesi arrogant, përkundrazi. Mund të dukesh egoist, por nuk ka rëndësi. Çdokush duhet të jetë nga pak egoist për të mbrojtur interesat e veta në jetë. Nuk ka asgjë të gabuar në këtë përfundim.

Lexo po ashtu:  Vetmia, psikologjia dhe pleqëria

Nëse humbet kohë me njerëz dhe gjëra të pavlera, nuk të mbetet kohë për të mbajtur pranë vetes, ashtu siçduhet, ata që vërtet ia vlejnë. Mund të mendosh ndonjëherë se koha mjafton për gjithçka, por kur i kalon të 40-tat, e kupton se koha fluturon dhe nuk ia vlen të shpenzohet me persona dhe gjëra pa vlerë. Kjo është diferenca që bën në këtë periudhë të jetës, pra e kupton rëndësinë e kohës dhe vendos ta kalosh atëme ata që të bëjnë një person më të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *