Pas tre dekadash me përralla u rikonfirmua se:
1. Tregtia e lirë mes shteteve nuk është faktor që rrit dhe konsolidon automatikisht demokracinë dhe nuk çon automatikisht në atë lloj ndërvartësie që parandalon konfliktet mes shteteve. Madje në disa raste e përkeqson situatën brenda një shteti ose mes shteteve. Varet me kë bën tregti të lirë, stadi i zhvillimit ekonomik të një shteti, çfare është lloji i regjimit, cilat janë vlerat, etj…
2. Tregtia e lirë është përherë vendim politik dhe nuk ka të bëjë me analiza “shkencore” ekonomike.
3. Në një rend botëror me disa pole (superfuqi), superfuqitë janë në konkurrencë me njëra-tjetrën për tregjet e shteteve më të vogla, të cilave u kërkojnë tregti të lirë brenda zonës së tyre të influencës, por jo tregti të lirë me superfuqitë konkurrente.
4. Superfuqitë konkurrente e poleve kryesore të një rendi botëror nuk praktikojnë tregti të lirë me njëra-tjetrën.
5. Asnjë vend i zhvilluar nuk është zhvilluar përmes tregtisë së lirë, por e ka hapur tregun e vet vetëm pasi është konsoliduar njëherë ekonomikisht, duke praktikuar teorinë e “ekonomisë/industrisë foshnjore”.
Lexo po ashtu:  Shkronja nr. 37

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *