Clay Cockrell

Nëse do të merrja nga një dollar çdo herë që e kam dëgjuar të përmendet togfjalëshi “probleme të botës së parë”, llogaria ime bankare do të ishte sot si ajo e klientëve të mi. Jam psikoterapist dhe specializimi im janë individët me vlerë neto ultra të lartë. Punën me miliarderët e nisa rastësisht. Kisha një klient të pasur, i cili ua sugjeroi emrin tim të njohurve të tij. Ata njihen ndryshe si 1%-shi dhe kjo për një arsye: nuk ka aq shumë të tillë dhe për këtë arsye rrethi është i ngushtë.

Përgjatë viteve jam bërë më i ndjeshëm karshi atyre që kanë shumë.

Çfarë mund të ketë sfiduese jeta e një miliarderi, mund të pyesni. Si do të ndiheshit ju nëse nuk do t’u zinit dot besë njerëzve që mbani më afër? Apo kur të shihni me dyshim çdo njeri të ri që hyn në jetën tuaj? E dëgjoj gjithmonë këtë nga klientët e mi: Çfarë kërkon ai/ajo nga unë? Apo “si do më manipulojnë ata mua”, ose “janë bërë shokët e mi vetëm për paratë”.

Lexo po ashtu:  “E dashur vogëlushja ime e ëmbël," - Psikologu Kelly Flangan i shkruan letër së bijës adoloshente për partnerin e jetës

Më pas vijnë të tjera shqetësime – depresioni që nis kur ndihesh se nuk ke aryse të ngrihesh nga shtrati. Pse të trazohesh e të shkosh në punë, kur biznesi që ke ngritur tashmë ecën vetë për mrekulli? Nëse të gjitha nevojat dhe shumë më tepër se kaq e ke të plotësuara për gjithë jetën, mund të përballesh me mungesë ambicie dhe nuk I gjen kuptim jetës. Klientët e mi janë shpesh të mërzitur me jetën dhe shpesh ata janë në kërkim të diçkaje të re – kjo edhe në kuptimin kimik të fjalës – për të mbushur boshllëkun në shpirt.

Shumica e njerëzve që takoj kanë gjithnjë e më shumë dëshirë të flasin për seksin dhe abuzimin me substancat sesa për llogaritë e tyre bankare. Paratë konsiderohen diçka e pisët dhe sekrete. Është e çuditshme të flasësh për para. Ato duket sikur janë të mbështjella me ndjesinë e fajita, turpit dhe frikës. Ka një perceptim sipas të cilit paratë të imunizojnë ndaj problemeve të shëndetit mendor. Por unë mendoj se pasuria të bën ty dhe njerëzit e tu të afërt më vulnerabël ndaj këtyre problemeve.

Lexo po ashtu:  Paulo Coelho: Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja moshimi në trup nuk e fshehin bukurinë

Kam parë njerëz që vinin nga hiçi dhe që kanë krijuar prednaori. Jeta e tyre është fokusuar e gjitha te biznesi. Sidoqoftë, është parë qartë se ata kanë dështuar plotësisht në rritjen e fëmijëve.

Shumica e klientëve të mi u japing gjithçka fëmijëve, në mënyrë që “ të mos vuajnë si prindërit” ndërsa rriten. Por në këtë mënyrë, ata u heqin fëmijëve mundësinë e përvojës që I ka bërë ata vetë të suksesshëm: sakrificën, punën këmbëngulëse, ngritjen pas dështimeve dhe këmbënguljen. Një fëmijë që i plotësohen të gjitha përtej kufijve kthehet në një të rritur që i merr për të mirëqena këto privilegje, por ka vetëbesim të ulët dhe mungesë kuraje.

Nga shkollat elitare, ata kalojnë në universitetet elitare, duke zhvilluar një gjuhë dhe kulturë të tyren. Rrallë zënë miqësi me njerëz që nuk janë të pasur. Kjo mund të krijojë ndjenjën e izolimit.

Janë të paktë në këtë botë njerëzit me të cilët ata mund të lidhen, çka çon në mungesë empatie . prindërit pasanikë që takoj përditë, shpesh për shkak të fajita dhe turpit, nuk I përgatisin fëmijët e tyre për të menaxhuar pasurinë që do të trashëgojnë. Në shumë raste, fëmijë të familjeve të pasura më kanë thënë: “Ne nuk kemi folur kurrë për para. Nuk e kam ditur sa kishim dhe as se çfarë duhej të bëja me to”.

Lexo po ashtu:  Të ikësh si Vjosa Osmani. Vjosa irritohet dhe bëhet nervoz shpejt.

Jam rritur në një qytet të vogël në Kentaki, vij nga shtresa e mesme. Është e vështirë teksa I sheh këta njerëz të luftojnë me helmin e teprimit, izolimin dhe pamundësinë për t’I besuar dikujt.

/Me shkurtime nga The Guardian/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *