Një herë, një burrë shumë i pasur mori të birin për një udhëtim përreth vendit. Kishte një qëllim specifik: t’i tregonte djalit se çfarë do të thotë të jetosh pa para. Ata kaluan shumë ditë duke jetuar në një fermë, me një familje të varfër.

Kur u kthyen në shtëpi, pasaniku pyeti të birin nëse i kish pëlqyer udhëtimi. “Më pëlqeu”, u përgjigj djali.

“A e kupton tani se ka njerëz të varfër atje tutje?” e pyeti babai.

“Sigurisht”, u përgjigj i biri.

Babai u përpoq ta shtyjë më tej: “Atëherë, a mësove ndonjë gjë nga ky udhëtim?”

Djali u përgjigj: “Vura re se ne kemi një qen, ata kanë katër. Ne kemi një pishinë të madhe që na zë gjysmën e kopshtit, dhe ata kanë një përrua që rrjedh përgjithmonë, pa u ndalur. Ne kemi drita në kopshtin tonë, por në kopshtin e tyre ata mund të shohin yjet natën. Shtëpia jonë ka një terracë të madhe, por fushat e tyre shtrihen deri tutje në horizont. Ne e blejmë ushqimin tonë, ata e rrisin vetë. Ne kemi një gardh përreth shtëpisë që të na mbrojë, ndërsa ata janë të rrethuar nga miq”.

Lexo po ashtu:  “Më ndaloi policia greke dhe më tha edhe shqiptar edhe aktor”?

Babai u shtang.

I biri vazhdoi: “Tani e kuptoj që ne jemi në fakt të varfërit”.

Ndonjëherë, me sa duket, duhet mendja e një vogëlushi për të na kujtuar gjërat me të vërtetë të rëndësishme në jetë. Shpesh herë harrojmë atë që kemi, dhe përqëndrohemi tek ajo që na mungon. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *