Arundhati Roy

Të duash. Të të duan.
Të mos harrosh kurrë parëndësinë tënde
Të mos mësohesh kurrë me dhunën e patregueshme
Dhe me vulgaritetin e jetës përreth vetes.

Të kërkosh gëzimin në vendet më të trishta.
Të ndjekësh bukurinë në strofullën tënde
Mos e thjeshto kurrë atë që është e komplikuar
Apo të komplikosh atë që është e thjeshtë.

Të respektosh forcën, por kurrë pushtetin
Përtej të gjithave, të vështrosh.

Të provosh të kuptosh.
Për të mos ulur kurrë vështrimin.
Dhe kurrë, kurrë, të mos harrosh.

Lexo po ashtu:  Kthillet BE/ Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell: "dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *