Qindra objekte po ndërtohen në veri nga serbët, ndërkohë shqiptarët po i lëshojnë tokat e tyre.

Shtëpinë po e ndërton me forcat e veta.

Halil Ahmeti nga fshati Suhadoll, tash e 7 vite ka filluar që ta ndërtoj këtë shtëpi në veri të Mitrovicës.

Por që nga ajo kohë, ende nuk e ka finalizuar, pasi që nuk ka mundësi financiare, ndërsa i mungon përkrahja edhe nga institucionet e Kosovës.

Shqetësim për të është që serbët fakti se kjo zonë po popullohet edhe më shumë me serb, por që Halil Ahmeti zotohet se nuk do të shpërngulet nga vendi i tij i lindjes.

Ndërkohë, investimet e serbëve në lagjen që njihet si “Lugina e Diellit” nuk po ndalen.

Në këtë pjesë nuk mungojnë, as kishat e shkollat, e në ndërtim e sipër janë edhe shumë lokale e shtëpi të tjera.

Ndërkohë, gjatë gjithë kohës që ekipi i T7, qëndroi në Luginën e Diellit, po vëzhgohej me dylbi nga rojtarët e kësaj pjese.

Hafiz Mehmeti banorë nga fshati fqinj, thotë se banorët shqiptarë nga kjo pjesë nuk mund të kthehen në trojet e tyre, ndërsa sipas tij këto prona çdo ditë e më shumë po mbushen me serbë.

Lexo po ashtu:  Heqja e ndalesës për mallrat serbe, Rohde: Shënon hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s

Ndërsa si të paligjshme këto ndërtime te serbëve në këtë pjesë po i cilësojnë nga Këshilli i veriut të Mitrovicës.

Nazimi Ismajli paralajmëron qeverinë e Kosovës që nëse nuk përkrahen më shumë banorët shqiptarë që jetojnë ne veriun e Mitrovicës, ata do të futen në grevë urie.

Në ta kaluarën në Veri të Mitrovicë, me financim të qeverisë së Kosovë janë ndërtuar disa shtëpi për shqiptarët të cilët janë kthyer në këtë zonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *