Supozimi se pija e gazuar ‘Coca Cola’ mund t’i bëjë dëm organizmit ka qëndruar ndër vite.

Studime të mëparshme e kanë pohuar këtë vërtetim, duke konsistuar në sasinë e lartë të sheqerit artificial që përmban kjo pije.

Në një kanaçe të vetme, ‘Coca Cola-s i shtohen 10 lugë sheqer artificial. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) rekomandon të konsumoni jo më shumë se 6 lugë sheqer të shtuar çdo ditë.

Sikur të mos përfundonte kjo, një hulumtim i Shkollës Publike të Harvardit ka shtjelluar më tutje rreziqet e pijes artificiale. Sipas tyre, njerëzit që pinë 1-2 kanaçe në ditë, janë 26% më të predispozuar të zhvillojnë diabetin e tipit 2.

Sidoqoftë, një video e ngarkuar nga ‘Daily Mail’ ka dëshmuar se në çfarë kthehet pija e gazuar kur futet në organizëm. Kjo është realizuar nëpërmjet përzierjes së lëngut me acidin e koncentruar në stomak, njofton lajmi.net.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë ndryshimin drastik të strukturës së ‘Coca Cola-s në trup.

https://www.facebook.com/watch/?v=1300430666704517
Lexo po ashtu:  Turqia konfirmon rastin e parë me koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *