Sapo zgjohemi me vrap të pimë kafe! Është pjesë e përditshmërisë tashmë dhe ndonjëherë jo vetëm 1 në ditë po 2 3 ose nuk i dihet. Është koha që ju të “fiksuarit” pas kafesë të kuptoni dëmet që ajo sjell për lëkurën tuaj:

-Të pirit shumë kafe mund të ndikojë që lëkura juaj të rrudhet dhe të bëhet më e lëshuar. Këto ndryshime, definitivisht i japin lëkurës suaj një pamje më të vjetërsuar se sa personave që nuk konsumojnë kafeinë.

-Ndikon keq pë rata që kanë akne: teprimi me kafenë mund të shkaktojë stres dhe si rrjedhojë në trup rritet niveli i insulinës kjo gjë i bën shumë keq personave me problem si aknet dhe puçrrat.

-Përbërësit e saj ju shkaktojnë problem: nëse jeni nga ata që e pini kafen me qumësht, bëni kujdes pasi ky i fundit është një shkaktar i puçrrave dhe do ju dëmtojë lëkurën akoma më shumë.

Shumica e studimeve kanë rekomanduar që nuk duhet të pini më shumë se tre kafe në ditë, që mund të jenë të shëndetshme për aspekte tjera të shëndeti, por Jegasothy këshillon konsumuesit e kafes të mos pinë më shumë se dy filxhanë në ditë.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  ‘Homofobet s’kanë vend në Kuvend’, kërkohet shkarkimi i Baljes dhe Demi Murtezit nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *