Në Kinë ka filluar të bie ndjeshëm numri i të prekurve me coronavuris, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 202 raste të reja, që do të thotë se është shumë i vogël numri krahasuar më javët e kaluara, ku vetëm brenda ditës regjistroheshin mbi 570 raste.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, numri total i të konfirmuarve me coronavirus në Kinë ka arritur në 80.026.
Ndërkaq numri i viktimave në Kinë nga dje është rritur për 42, duke shkuar kështu shifra totale në 2.912 e në tërë botën në 3 mijë.
Të gjitha rastet e djeshme me vdekje kanë ndodhur në provincën qendrore Hubei, epiqendra e epidemisë, kurse 32 prej 42 kanë ndërruar jetë në qytetin Wuhan.
Në këtë provincë, për herë të parë që nga janari janë raportuar më pak se 200 raste të reja me coronavirus.
Në Hubei gjatë të dielës janë konfirmuar 196 raste të reja, që është numri i vogël krahasuar me ditët tjera, kur vetëm brenda 24 orëve regjistroheshin mbi 570.