Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë publike një marrëveshje të arritur në vitin 2013 në mes të Hashim Thaçit dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-së në atë kohë, Andres Fog Rasmussen. Në marrëveshjen e publikuar, Thaçi në atë kohë kryeministër shihet teksa i ka shprehur garancë NATO-së se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të veprojnë në veri të vendit vetëm më pajtim paraprak me KFOR-in.

Një zyrtar i NATO-së ka potencuar se Forca e Sigurisë së Kosovës për çfarëdo lëvizje në veri të Kosovës duhet të njoftojë dhe të marrë pajtimin paraprak të komandantit të KFOR-it.

“Çfarëdo lëvizje nga FSK në pjesën veriore të Kosovës kërkon njoftim paraprak dhe pajtueshmëri nga komandanti i KFOR-it”, ka thënë ky zyrtar i NATO-së

Ky zyrtar gjithashtu ka theksuar se tashmë janë duke shqyrtuar nivelin e angazhimit të NATO-së me FSK’në pas vendimit për tranizicionin e FSK’së dhe se diskutimet për këtë cështje janë duke vazhduar.

Tutje në përgjigje specifikohet edhe kontributi 20 vjeçar i NATO-së për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe theksohet se misioni i NATO-së mbetet i pandryshuar në pajtueshmëri të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Lexo po ashtu:  Je suis Lahuta! 1925

“Ne jemi atje për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë”, thuhet në përgjigje.

“Në të njëjtën kohë, pas vendimit për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ne tani po rishikojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Ky diskutim po vazhdon. Mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës. NATO gjithashtu mbështet rifillimin e dialogut të sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin”, thuhet në përgjigjen e NATO’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *