Disa njerëz kanë probleme serioze me mushkëritë, pavarësisht se nuk kanë pirë duhan asnjëherë në jetën e tyre.

Disa tjerë mund të kenë pirë duhan tërë jetën, por mushkëritë e tyre funksionojnë për mrekulli.

Siç mund ta kuptoni edhe vet, krejt varet nga forca e organizmit.

Sidoqoftë, në këtë artikull do t’jua japim disa këshilla se si mund t’i pastroni mushkëritë brenda pak ditëve.

Gjëja e parë që duhet ta bëni është t’i largoni produktet e bulmetit nga frigoriferi, pasi që duhet t’i eliminoni toksinat që mblidhen nga ato produkte.

Në ditën e parë të regjimit të detoksikimit, pijeni një çaj bimor para se të flini. Kjo ju ndihmon t’i eliminoni toksinat në zorrë dhe ta parandaloni kapsllëkun. Mushkërive nuk i nevojiten punë ekstra, prandaj ju duhet të siguroheni që çdo organ vital të funksionojë mirë në trup.

Pini ujë me limon para shujtës së mëngjesit. Shtrydhni 2 limonë dhe lëngun e tyre shtojeni në 300ml ujë. Ju gjithashtu duhet t’i pini 300ml lëng grejpfruti. Nëse nuk ju pëlqen shija, mund të pini edhe lëng ananasi. Këto lëngje janë të mbushura me antoksidantë natyralë të cilët e forcojnë sistemin respirator.

Lexo po ashtu:  Kjo sasi uji çdo mëngjes në lukth të zbrazët është ideale për pastrim të organizmit!

Pini 300ml lëng karrote mes shujtës së mëngjesit dhe drekës. Kjo gjë e alkalizon gjakun, gjë e cila është e domosdoshme për regjimin 3-ditor të detoksikimit.

Gjatë drekës sigurohuni të pini 400ml lëngje të pasura me kalium. Ky mineral ka një efekt të mrekullueshëm pastrimi. P.sh., duke i pirë 400ml lëng të boronicës së kuqe ju do t’i shkatërroni bakteret në mushkëri dhe t’i parandaloni infeksionet.

Rekomandohen edhe ushtrimet fizike në mënyrë që t’i eliminoni të gjitha toksinat përmes djersitjes. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *