Shkruan: Prof. Dr. Jahja Drançolli

Në vitet 2006-2008 nëpërmjet një “projekti” të realizuar nga Enti i Republikës së Serbisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës është bërë ndërhyrje gjoja me karakter konservues dhe restaurues.

Megjithatë, objektivi kryesor i restaurimit dhe konservimit ka qenë ndërhyrja në fasadën e kompleksit të Patrikanës së Pejës, por nuk kanë mbetur të kursyera edhe afresket, dritaret, si dhe portat.

Sipas njoftimeve që zotërojmë, duhet vënë re se në shekujt XVI-XVII, kur është bërë ndërhyrja e parë në kishën e Shën Dhimitrit dhe në kishëzën e Shën Nikollës, kisha këto të kompleksit të Patrikanës së Pejës, fasadat e tyre kanë mbetur të paprekura, respektivisht nuk janë suvatuar, dmth. është ruajtur origjinaliteti nga shekujt e mëhershëm kur janë ndërtuar këto kisha.

25508044_1804350379864459_2123573407955490688_n

Gjithashtu, nuk janë suvatuar as pjesët hyrëse (paripratos), të kishave të kompleksit të Patrikanës, të quajtur hyrja e Danilit. Këtej, sipas të gjitha gjasave, synimi i udhëheqësit të “projektit” konservues dhe restaurues, gjithsesi i mbështetur nga politika e ditës, ka qenë t’i tregonte botës, se kjo trashëgimi e kultit të krishterë është ndërtuar në kohë të njëjtë dhe me stil të njëjtë, dmth. gjatë shek. XIII-XIV, dhe si tillë i ngjason Manastirit të Zhiçës, prej nga është bartur në Pejë në fund të shek. XIII, selia e kishës ortodokse rasiane.

Lexo po ashtu:  Burrat e mirë nuk dalin gjithmonë ngadhnjimtarë

Në anë tjetër, është e njohur se me rastin e konservimit dhe restaurimit, në vitet 1931/32, 1938, dhe në vitet ’60 dhe ’70 të shek. XX, këtu janë zbuluar edhe pjesë të monumenteve të kultit paleokristian të shekujve IV-VI, çështje kjo që është vërtetuar shkencërisht më se një herë.

25396198_1804350496531114_126918939887026757_n

Me suvatim sistematik të realizuar në vitet 2006-2008 është bërë shkatërrimi i tërësishëm e shtresave më të vjetra dhe të atyre ca më të vonshme, shtresa këto që tani është vështirë të studiohen, meqë pothuajse janë degraduar tërësisht.

Madje, këto shtresa të moçme, pas konservimit dhe restaurimit të viteve 2006-2008 kanë humbur edhe shansin e prezantimit, një çështje pothuajse primare për trashëgiminë kulturore.

Fig. 1. Pjesë e dritarës romanike me afreskun në kompleksin e Patrarkanës së Pejës (para bllokimit)!

Fig. 2. Bllokimi i dritarës romanike së bashku me afreskun (2006-2008)!

Burimi: Jahja Drançolli, “Mesjeta dhe Bizanti (V-XV)”, në: “Monografia Peja”, (Komuna e Pejës: 2017), pp. 67-84.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *