Kosova vazhdon të mbetet vend atraktiv për turistët. Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Doganës, janë shënuar më shumë se 700 mijë vizita, me 138 nacionalitete të ndryshme që kanë hyrë në Kosovë. Turizmi malor vazhdon të jetë më atraktiv.

Kosova ka një sipërfaqe prej më shumë se 10 mijë kilometrash katrorë, dhe posedon rreth një mijë vende, të cilat konsiderohen atraktive për t’u vizituar dhe zhvilluar turizmin.

Ndonëse janë shënuar rritje vizitash, Kosova mbetet ende vendi i fundit në rajon sa i përket investimeve në sektorin e turizmit, ku sipas profesionistëve të kësaj fushe, thuhet se më pak se 100 mijë euro investohen brenda vitit për këtë sektor, derisa vendet e rajonit, sipas tyre, shpenzojnë miliona euro për turizmin.

Dren Zatriqi, ekspert i turizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i turistëve që vizitojnë Kosovën janë nga Evropa Qendrore apo gjermano-folësit, si dhe nga grupet e Azisë e që janë pjesë të grupeve Ballkanike, ku edhe Kosova po hyn në këtë grup.

Lexo po ashtu:  Bleu shalqi në treg, kur e hapi mbetet pa fjalë

“Edhe këtë vit presim trend të rritjes së turistëve. Kryesisht turistët vijnë nga Evropa Qendrore, Azia, por edhe nga vendet e Ballkanit. Kosova është bërë atraktive, sidomos për këtë grup të turistëve. Për turizëm jemi vend me buxhetin më të ulët në rajon, pra diku rreth 100 mijë euro investohen nga shteti në vit për turizëm, derisa vendet tjera kanë me miliona euro investime. Ne, definitivisht, kemi nevojë për përmirësim të shërbimeve dhe atraksioneve për dallim me shtetet në rajon”, vlerëson Zatriqi./
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *