Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për shkarkimin e anëtarëve të kryesisë së PD disa sekretarëve dhe kryetarit të Këshillit, Edi Paloka.

Mediat raportojnë se nga 257 fletë votimi gjithsej, 251 kanë votuar pro vendimit të kryesisë, 4 vota kanë qenë kundër, ndërsa 2 janë shpallur si të pavlefshme.

Të shkarkuarit janë:

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarët e kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarët:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Këshilli Kombëtar, e cilësoi pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha si ilegale, duke u kthyer kështu sipas tyre si një celulë e partisë. Gjithashtu, kryesia dhe Këshilli dënuan përdorimin ilegjitim sipas tyre të logos së partisë. Emrat e shkarkuar, pritet të zëvendësohet nga disa të tjerë.

Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ata nuk janë përjashtuar nga Partia Demokratike, por bëhet fjalë vetëm për shkarkime nga funksionet. Gjithashtu, në këtë mbledhje Këshilli, është miratuar edhe një rezolutë, e cila parashikon shpalljen nul të vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, si dhe legjitim e legal atë të 18 dhjetorit të thërritur nga Partia Demokratike.

Lexo po ashtu:  Gjenerali rus i cili është përgjegjës për mizoritë në Siri është vënë në krye të pushtimit të Ukrainës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *