Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berishës se RENEA dhe Garda kishin rrethuar selinë e PD. Në një postim në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë shprehet se as ai, dhe as Policia e Shtetit nuk kanë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD.

“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë”, shkruan Rama.

Lexo po ashtu:  Ish Kryeministri Kurti: “Nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike me Serbinë sepse cdo marrëveshje me Serbinë është politike. - Zotëri Kotin s’mund ta quash as tradhtar se s’ka kë e tradhton, veç 25 mijë votuesve të tij"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *