Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vijon të përforcojë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, si bashkëpunëtorë të mafias. Ai shkruan në rrjetet sociale se Veliaj duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët.

“Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.

Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!”, shkruan Bardhi.

Lexo po ashtu:  MATEMATIKË/ Sfida e ditës për ty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *