Më në fund, nga PD është sulmuar modeli turk i Ramës për shëndetësinë, i pohuar qartazi nga ky i fundit që bazohet në PPP.

Në gjykimin e të parit të qeverisë, ishin Partneriteti Publik Privat ai që nxorri shëndetësinë turke nga degradimi, duke e shndërruar në model sukesesi edhe në nivel global.

Por Tritan Shehu mendon se modeli turk është një karrikaturë.

Shqipërisë nuk i duhen këto karrikatura qe paraqiti ky kryeministër…”, tha njeriu që që dikur ishte ministër shëndetësie, por që më pas kaloi në diplomaci.

Sipas Shehut, PD ofron zgjidhje për shëndetësinë, por pa e thënë konkretisht se në ç’vend aplikohet modeli që propozon opozita.

Shqipërisë i duhet një sistem shëndetësor i bazuar mbi parimin “pacienti është në qëndër të tij” ku “ “pacienti zgjedh e paraja e ndjek atë”.

Ky është vizioni i ynë, projekti i ynë i mbështetur në eksperiencen më të mirë botërore e kushtet tona”, shkruan Shehu.

Lexo po ashtu:  Turqia ngre avionët F-16 dhe nxjerr anijet luftarake, mesazh Greqisë dhe Francës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *