Kërkuesit në Universitetin e Ajouas kanë zbuluar së fundmi se aftësitë e të nxënit te pëllumbat përputhen me ato të inteligjencës artificiale (AI) sepse kanë rreth 70% saktësi në testet e zhvilluara.

Rezultatet e kërkimit kanë hedhur dritë mbi këto aftësi, me të cilat zogjtë mund të zgjidhin detyra “tmerrësisht të vështira”, thotë shkencëtari Ed Wasserman.

“Pëllumbat janë si mjeshtrat e AI”, thotë ekipi, i cili shpjegon se të dy kanë mundësinë të nxënë të njëjtin informacion. “Ata përdorin një algoritëm biologjik, atë që iu ka falur natyra ndërsa kompjuteri përdor algoritmin artificial që iu ka dhënë njeriu”.

Në eksperiment u mor një grup me 4 pëllumba që u vendosën përpara disa stimujve vizualë. Pëllumbat duhet të preknin me sqep anën e majtë ose të djathtë që i përkiste modelit. Përgjigjet e sakta shpërbleheshin me ushqim, ndërsa me të pasaktat nuk merrnin asgjë.

Sipas Wasserman, testi ishte shumë i vështirë. Stimujt përfshinin karakteristika si gjerësia e vijës, këndi, rrathë të ndryshëm që e bënte të pamundur për t’i ndarë në aktegori duke përdorur rregullat apo logjikën. Shkencëtari shpjegoi se pëllumbat duhet të memorizonin secilën prej tyre në mënyrë që të përfundonin detyrën.

Lexo po ashtu:  10 fakte interesante për ëndërrat!

Pavarësisht vështirësive fillestare, pëllumbat mundën të arrinin një mesatare prej 68% pas shumë testesh dhe shpërblimesh. Rezultatet, thotë Wasserman, tregojnë aftësinë e jashtëzakonshme të pëllumbave në “nivelin e ulët” të të nxënit. “Ata janë punëtorë. Ata nuk hoqën dorë. Ata mësuan”, shprehet shkencëtari.

Metoda që iu vendos pëllumbave për të mësuar përqendrohet në njohjen e modeleve dhe formimin e lidhjeve. Shumë prej kafshëve përdorin këtë teknikë për të mësuar. Shkencëtarët thonë se po e njëjta mënyrë përdoret nga kompjuterët dhe inteligjenca artificiale, së cilës mund ‘i mësohet të njohë modelet dhe objektet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *