Për ata që mendojnë se janë të pavlerë…

Një nga gjërat më të këqija që ne bëjmë kur jemi në marrëdhënie me të tjerët, është se e barazojmë vlerën tonë me mënyrën se si të tjerët ndihen për ne.

Kjo ndodh sepse ne gjithë respektin për veten, apo gjithë vetëvlerësimin e bazojmë tek opinioni i të tjerëve për ne.

Kushedi sa herë e pyesim veten:

“Çfarë mendon shefi im për mua dhe punën time?;

Çfarë mendon i dashuri apo e dashura ime për mua?;

Çfarë mendojnë miqtë e mi për mua?”.

Duke i bërë këto pyetje vetes sonë, ne drejtpërdrejt e bazojmë vlerën tonë tek të tjerët.

Ne harrojmë se duhet të fitojmë vetëbesim duke e kuptuar se çfarë vlerash kemi. Duke menduar për vlerat tona dhe duke pasur vetëbesim, edhe njerëzit e tjerë do të tërhiqen nga virtytet tona.

Mendon se është një mënyrë e mirë për të jetuar, nëse ndihesh mirë, vetëm në momentin që dikush të thotë se dukesh bukur?

Lexo po ashtu:  Mos i bëni këto gabime, nëse doni të komunikoni më mirë e më bindshëm

Shumë nga ne do të thoshin: “Jo”, por ja që e bëjnë, ndihen keq kur dikush i flet keq për ta dhe fitojnë vetëbesim, vetëm kur dikush i komplimenton.

Ne duhet të kuptojmë se ata njerëz që na ushtrojnë presion për të ndryshuar, kur ne të ndryshojmë e të jemi ashtu siç ata duan, do të shohin një defekt tjetër tek ne.

Sepse vetëm kush na pranon ashtu siç jemi, gjithmonë duke na kritikuar me vend, na do në të vërtetë.

Nuk na do dikush që sheh të metat tona dhe na i vendos ato në dukje me përbuzje. Neve na duan ata që investojnë në vetëpërmirësimin tonë dhe na pranojnë për personin që përfaqësojmë.

Unë mendoj se askujt nga ne, në familje, apo në shkollë i mësojnë diçka për vlerat e vetes. Këto janë mësime që vetëm jeta na i mëson, ndaj në çdo moment duhet thjesht të reflektojmë thellë e t’i kuptojmë leksionet që na jep vetë jeta.

Lexo po ashtu:  E kemi ditur gabim, pse akullorja nuk na ndihmon aspak të freskohemi në verë

Duhet të kuptojmë dallimin midis dashakeqësisë dhe kritikës. Nuk duhet të mërzitemi, nëse dikush që na do të mirën na kërkon të ndryshojmë diçka që e kemi të gabuar tek vetja jonë.

Duhet të mërzitemi dhe të largohemi menjëherë vetëm nga ata që na vënë në dukje aspekte, të cilat ne nuk mund t’i ndryshojmë dot tek vetja dhe që, edhe duke i ndryshuar, ato sërish nuk na ndihmojnë në rritjen dhe vetëpërmirësimin tonë.

Ndaj, një nga mësimet më të vlefshme që jeta ia jep të gjithëve, është se në çdo moment duhet t’i kuptojnë qëllimet e dikujt.

Bazoje vetëbesimin tënd tek mënyra se si ndihesh me veten tënde, kur je vetëm. Jo tek mënyra se si të tjerët ndihen apo mendojnë për ty dhe ta reflektojnë me negativitet.

Ti je ti, nuk je opinioni i dikujt që nuk të do të mirën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *