Bentley Flying Spur është një nga modelet më të mira të prodhuara së fundmi dhe ndoshta ka enterierin më të komplikuar ndonjëherë.

Secili Flying Spur që e lëshon fabrikën e Bentleyt duhet të ketë së paku 350 copë lëkurë unike, të cilat së bashku shfaqin ambientin më të bukur që modelet luksoze mund ta ofrojnë, transmeton Koha.net. E tërë kjo lëkurë ka gjatësi prej rreth 3 kilometra

Bentley nuk lejon çdokënd të punojë në enterierin e Flying Spurit. Së paku pesë muaj zgjat procesi i veshjes me lëkurë, sepse kërkon standarde më të larta.

Nevojiten rreth 3 km lëkurë

Lëkurën të cilën e përdorë vjen nga pjesa veriore e Evropës, më saktësisht nga bagëtitë. Secila pjesë e enterierit kalon nëpër duar të 141 punëtorëve para se “të dalë në publik”. Konsumatorët mund të zgjedhin deri në 14 ngjyra të ndryshme për enterier.

Timoni i Flying Spur është me të vërtetë spektakular, te ai gjenden rreth pesë metra lëkurë me 352 pjesë dhe 168 qepje.

Lexo po ashtu:  OKB miratoi rezolutën për armëpushim në Gaza, Netanyahu anulon vizitën e delegacionit izraelit në SHBA

Në videon më poshtë mund të shikoni se si shkon i tërë procesi i veshjes me lëkurë të enterierit të modelit Bentley Flying Spur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *