Shkruan: Shqipe HOXHA

Shenjtëria e BES te Perendesha Hera

Perendesha Hera Një mbrojtëse e pasionuar i grave të martuara dhe besnike.

Si mbrojtës i emrit, Hera ka një karakter të fortë, një mendje të mprehtë, për shkak se ajo nuk toleron gënjeshtra, tradhti dhe marrëdhënie sipërfaqësore, por dashuri plotësisht të pëmbushur dhe kërkon një përgjigje nga të zgjedhurit e saj.

Hera gua legjitime e Zeusit ka mbetur gjithmonë besnike ndaj burrit të saj, për të cilën ai është ende i nderuar si një perëndeshë e besnikërisë dhe portreti i lumturisë familjare.

Emri i Herës në shqipen e sotme përdoret si shprehje: me herë ose pa herë, që ka kuptimin me kohë ose pakohë, por ka kuptimin edhe të shprehjes me hir dhe pa hir.

Fjala her ka kuptimin e kohës së saktë për kryerjen e një veprimi që të jetë me hair.

Hera është bija e Kronit dhe e Rejës. Ka qenë gruaja e Zeusit dhe me të ka pasur këta fëmijë: Areja, Hefestin, Hebën dhe Ilitijën.

Lexo po ashtu:  Tani biseda në Instagram edhe në desktop

Djepi i kultit të saj ka qenë në Arg. Tempulli më i madh i saj gjendet diku afër Mikenës, ku në çdo pesë vjet është organizuar ceremoni solemne për nder të saj.

Është interesant fakti se në këto solemnitete janë mbajtur edhe gara si traditë e përhershme pellazge. Ka pasur shumë atribute që tregojnë karakteristikat e saj, siç janë: Mbretëreshë, Perëndeshë që ndan fitoret, Perëndeshë e kunorzimeve.

Në veprat e Homerit është pasqyruar edhe përdorimi i bes, gjegjësisht të betimit si kod juridik, të krijuara me fjalë goje, të pashkruara, por të formuara si praktikë tradicionale e kulturës mijëvjeçare te pellazgët dhe te shqiptarët nga koha parahistorike e deri më sot.

Për trajtimin e kuptimit të besës si shfaqje shoqërore në kohën homeriane, mund të shohim në këta shembuj si vijojnë:

Hera kur i betohet burrit të saj Zeusit, i shprehet kështu:

“O pash tokë e kupë të gjanë të qiellit,

e pasha ujt e Styksit të nëntokës,

-që ndër hyjnitë asht beja ma e randa,-

Pasha kryet tand e shtratin tonë të pastër,

Lexo po ashtu:  Aristidh Kola mbi gjurmët shqiptare në Greqi…

Që na bamë bashkë pa i shkelë kunorën shoqit,

E që un’ rrejshëm kurr në të s’betohem.”174

A.K-PELLAZGO – SHQIPTARËT

Palermo, Archäologisches Museum, Metope mit Hera und Zeus (metope with Hera and Zeus)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *