Edi Rama paska thënë se nuk e ka mbështetur Xhakën dhe Shaqirin si shqiptarë të diasporës që luajnë për Zvicrën, se këto gjëra i duken etnonacionalizma primitive.

Krejt në rregull do të ishte kjo po ta kishte bindje të vetën, por ja që Rama pak ditë më përpara u mburr duke i dhënë pasaportën një tjetër shqiptareje të diasporës, Dua Lipës. Në të shkuarën Rama është mburrur edhe me shqiponjat e gishtave të veta, por edhe me ato të Xhakës e Shaqirit.

Duke konsideruar mungesën e plotë të konsistencës në qëndrimet e Ramës mund të themi se qëndrimi jonacionalist nuk është bindje e tija, ashtu siç nuk ka qenë as qëndrimi nacionalist bindje e tija. Janë thjesht shpallje hipokrite, sipas momentit.

E vetmja e vërtetë që mund të nxirret nga deklaratat e Ramës është se tash për tash Rama ka frikë t’ia prishë qejfin Vuçiçit. Nuk e dimë krejtësisht pse, por kjo megjithatë po dallohet pa vështirësi.

Përndryshe, edhe pa qenë nacionalist fare, edhe pa patur nevojë për të mbështetur Xhakën e Shaqirin, a nuk do të ishte detyrë e një kryeministri të shqiptarëve të ngrinte pyetjen dhe shqetësimin, se pse trajneri i Serbisë edhe kur i shënon Zvicrës dëshiron t’ua shajë nënat shqiptarëve?

Lexo po ashtu:  U tha nga portalet e korruptuara se Kurti nuk iu përgjegj në telefon Grenellit dhe O`Brien, por zbulohet e vërteta

Pse tifozët serbë edhe kur luajnë me Zvicrën brohorasin për vrasje të shqiptarëve? Po të ishte vërtet antinacionalist Rama, nuk do ta kishte patur problem ta qortonte sjelljen dhe shprehjen shovene nga pala serbe. Por nëse s’ka guxim, të paktën Rama ta shfrytëzonte afërsinë e tij me Vuçiçin për t’i thënë “aman mos na vrani e mos na shani…”./Arbër Zaimi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *