Ne vëmë bast që juve as ju kishte shkuar ndonjëherë mendja për këtë gjë…Gjyshërit krenarë veçanërisht duan të mbajnë fotografitë e nipërve të tyre në kuletat e tyre. Edhe disa prindër, halla dhe xhaxhallarë gjithashtu dëshirojnë ta bëjnë këtë. A nuk keni një foto bebi në portofolin tuaj? Nëse jo, nga sot duhet t’a vendosni për një arsye shumë të fortë.

Askush nuk e pëlqen mendimin e humbjes së portofolit. Ju mund të mos keni para në të, por menjëherë mund të humbisni kartat bankare, dokumenta, e plot gjëra të tjera që nuk do t’i shihni kurrë më. Hulumtimet tregojnë se shanset që dikujt t’i kthehet portofoli mbrapsht është nëse brenda në të ka një foto fëmije.

Hulumtimi

Profesor Richard Wiseman nga Universiteti i Hertfordshire donte të dinte se çfarë lloj efekti do të kishte një foto në një portofol të humbur: do të kthehej apo jo! Ai dhe ekipi humbën 240 kuleta të ndryshme në të gjithë Edinburgun dhe donin të dinin se sa prej tyre do të ktheheshin nga personi që e gjeti atë. Kuleta përfshinte fotografitë e foshnjave, të kafësheve të familjeve ose të një çifti më të vjetër. Kishte edhe disa kuleta që nuk kishin asnjë fotografi në të. Rezultati? Kuletat me fotot e foshnjave u kthyen më së shumti.

Lexo po ashtu:  Sa më shumë lexoni, aq më vonë plaket truri

Kuletat e kthyera

Një 88% të kuletave, u kthyen ato me fotot e foshnjave. Nga ato me fotot e qenushëve u kthyen 53% dhe kuletat me fotografi familjare u kthyen 48%. Fotot me një çift të moshuar ishin në fund të renditjes, pasi u kthyen vetëm 28% prej tyre. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *