Sipas ekspertëve, 90% e receptorëve të serotoninës ndodhen në zorrë.

Serotonina ose ndryshe hormoni i lumturisë, është një hormon përgjegjës për dërgimin e sinjaleve nervore të trurit dhe ndihmon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, përmirëson gjumin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Në një studim në Revistën Botërore të Psikologjisë u zbulua se ushqimet si perimet jeshile dhe specat kanë përbërje të lartë të lëndëve ushqyese që luftojnë depresionin si hekur, folate dhe vitaminë B12.

Disa ushqime që mund të hani nëse doni të ndiheni më në humor janë:

  • Salmoni

I mbushur me proteina, vitaminë B12, kalium dhe lëndë të tjera ushqyese si hekuri dhe vitamina D, salmoni ka një sërë efektesh pozitive në shëndet. Salmoni ka gjithashtu një përbërje të lartë të acideve yndyrore omega – 3, që kanë disa përfitime, që nga zhvillimi konjitiv e deri në një risk më të ulët për të zhvilluar sëmundjen e Alzhemerit, minimizimin e efektve të sëmundjeve të zemrës, artritit reumatoid etj.

  • Çokollata e zezë
Lexo po ashtu:  A mund ta vrasin coronavirusin pijet e nxehta dhe rrezet ultravioletë?

Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, që janë të mirë për shëndetin e zemrës, shëndetin e trurit dhe parandalimin e kancerit. Ajo përmban gjithashtu hekur dhe magnez.

  • Bajame

Me më pak kalori dhe më shumë yndyrna të shëndetshme, antioksidantë dhe vitamina se shumica e arrorëve, bajamet janë një ushqim që do ju rrisë humorin në çdo orë të ditës. Plus kësaj, nivelet e larta të magnezit që gjenden në bajame mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të serotoninës. Ato përmbajnë gjithashtu selenium, një mineral që luan një rol të rëndësishëmnë rregullimine hormoneve të tirides dhe mbështetjetjen e sistemit imunitar.

  • Çaji jeshil

Shumë studime kanë zbuluar se çaji jeshil ka një ndikim pozitiv në gjithçka, që nga funksionet e trurit tek humori dhe problemet me ankthin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *